Sociale 31 May 2024, 09:08 Nga VNA

Kursimet në Lek, në rënie për të tretin muaj radhazi, ato në valutë rriten me 100 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Kursimet në Lek, në rënie për të tretin muaj radhazi,

Muaji prill ka vijuar me tendencën rikuperuese të kursimeve në valutë në sistemin bankar, pas tkurrjes së shkurtit, ndërsa depozitat në Lek kanë vijuar tendencën rënëse për të tretin muaj radhazi.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në prill, stoku i depozitave në euro arriti në 7.5 miliardë euro, me një rritje prej 1.5%, ose 110 milionë euro më shumë, duke shënuar nivele të ngjashme rritjeje si në mars, pas tkurrjes së fortë të shkurtit.

Në shkurt, depozitat në euro u tkurrën me 128 milionë euro, që ishte rënia më e fortë e kursimeve në monedhën e përbashkët, të paktën që nga viti 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat e detajuara në valutë.

Rritja në prill erdhi si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Me bazë vjetore, depozitat në valutë janë rritur me 15.3% (prill 2024/prill 2023), ose 993 milionë euro më shumë.

Vijojnë të bien kursimet në lekë

Ndryshe nga depozitat në valutë, që u rikuperuan në mars dhe prill, kursimet e individëve kanë vijuar rënien. Stoku i kursimeve në monedhën vendase ishte rreth 581 miliardë lekë në fund të prillit, me një tkurrje prej 1.2% (7.8 miliardë lekë më pak) në krahasim me muajin e mëparshëm. Ritmet e rënies u përshpejtuan në prill.

Ndikimin e ka dhënë rënia e kursimeve të korporatave jofinanciare publike e jo publike. Muajt e mëparshëm kursimet e bizneseve kishin njohur një rritje të fortë.

Edhe depozitat e individëve shënuan tendencë rënëse, ndonëse me ritme më të ulëta se ato të bizneseve.

Me bazë vjetore (prill 2024/prill 2023), kursimet në lekë janë rritur me 2.8%, ose 34 miliardë lekë më shumë.

Të raportuara në lekë, stoku total i kursimeve në vend arriti në 1.29 trilionë lekë në prill, me një tkurrje prej 0.34% në krahasim me muajin e mëparshëm. 45% e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55% në valutë, kryesisht euro.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme