Sociale 26 May 2024, 09:16 Nga VNA

"Tiranathlon", bllokohet qarkullimi, ja masat e marra nga policia

Ndaje në Whatsapp
"Tiranathlon", bllokohet qarkullimi, ja masat e marra nga policia

‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi.  Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Ky event i madh sportive bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

I. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 26.05.2024, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datat 24-25 Maj 2024 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit) sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve- me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën “Panorama e Liqenit),

– Rruga “Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga “Daxhit” me rrugën -Shaqir Palushi”, deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

– Rruga “Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”), .

– Rruga “Panorama e Liqenit” (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Ligenit” me rrugën “Diga e Ligenit”).

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

– Blv “Zhan D’Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a) Linja Nr. 1/A “Selit-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias”,devijon në njërin drejtim, në Sheshin Ëillson” tjetri në qendër

b) Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”, devijon te sheshi “Ëillson”.

c) Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

d) Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme