Sociale 29 May 2024, 10:17 Nga VNA

Papa Françesku kërkon falje për gjuhën përçmuese ndaj homoseksualëve.

Ndaje në Whatsapp
Papa Françesku kërkon falje për gjuhën

Papa Françesku është njohur me artikujt e botuar së fundmi për detajet e një bisede me dyer të mbyllura me peshkopët më të rëndësishëm të Vatikanit. Gjatë këtij takimi ai foli për homoseksualët duke mos i lënë hapësirë në hallkat e kishës katolike. Pas publikimit të këtij lajmi në media, zyra e shtypit të Vatikanit citoi Papa Françeskun të thotë : “Në Kishë ka vend për të gjithë, për të gjithë”- ndërsa shtoi se “Askush nuk është e padobishëm, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë, siç jemi ne, të të gjithëve'

“Papa nuk ka synuar kurrë të ofendojë ose të shprehet me terma homofobikë dhe u kërkon falje atyre që janë ndjerë të fyer nga përdorimi i një termi ”. Tha më tej zyra e shtypit e Vatikanit pas polemikës që shpërtheu pas disa fjalëve që Papa tha për seminaristët homoseksualë.

Media italiane raportuan të hënën se Françesku e përdori termin italian “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese, derisa po u tregonte peshkopëve italianë se ai vazhdon të jetë kundër pranimit të homoseksualëve në procesin për t’u përgatitur për prift.

Portali italian Dagospia ishte i pari që raportoi për incidentin e dyshuar, i cili besohet se ka ndodhur më 20 maj, kur papa u takua privatisht me peshkopët italianë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme