Kronika 2 July 2025, 13:26 Nga VNA

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetah vijon paraburgimin, Apeli rrëzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetah vijon paraburgimin, Apeli rrëzon
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e saj për zbutje të masës së sigurisë. Fetah dyshohet për lidhje me bandën e Suel Çelës dhe organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Më poshtë njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

1. Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme