Kronika 19 December 2024, 15:38 Nga VNA

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Posaçme e Apelit e kthen për rigjykim në shkallën e parë

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Posaçme e Apelit e kthen për

Apeli i Posaçëm ka vendosur të kthejë për rigjykim në GJKKO çështjen penale ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit. Gjykata urdhëroi prishjen e vendimit të mëparshëm të GJKKO-së dhe kërkoi rigjykimin e çështjes nga një trup gjykues tjetër.

Në lidhje me këtë aferë, Gjykata e Posaçme kishte shpallur fajtorë disa nga të pandehurit dhe kishte dhënë vendime pafajësie për të tjerë. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 6 vite e 8 muaj. Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, u dënua me 4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë, biznesmeni në arrati, Klodian Zoto, një nga pronarët de facto të inceneratorit të Tiranës, u dënua me 12 vite burg, nga të cilat duhet të vuajë 8 vite. Pesë nga të pandehurit, Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi, u dënuan me shërbim prove.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm zëvendëspresidentin e FSHF-së, Arben Dervishi, si dhe të pandehurit Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme