Kronika 18 December 2024, 23:10 Nga VNA

Atentat në Vlorë, plagosen dy persona (Emrat)

Ndaje në Whatsapp
Atentat në Vlorë, plagosen dy persona (Emrat)
Një atentat ka ndodhur në Vlorë ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Shënjestër e atentatit dyshohet të jetë Kevin Hajrulla, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mbi makinën e tij është qëlluar mbi 20 herë.

Hajrulla sipas drejtorit të policisë së Vlorës ndodhej në makinë kur u qëllua.

Personi i dytë i plagosur ështe shitës në dyqan dhe plumbat e kapën rastësisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çole, ndërsa automjeti i përdorur nga atentatorët është djegur në afërsi të fshatin Panaja.

Kevin Hajrulla është kushëri i Inez Hajrulla që mori drejtimin e grupit kriminal pas vrasjes së Edison Arizaj i njohur si Edison Faqedjeguri.

   

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme