Kronika 18 December 2024, 18:42 Nga VNA

Ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet autori në Berat

Ndaje në Whatsapp
Ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet autori në Berat

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri. S.O., u prangos me urdhër të Prokurorisë së Beratit.

Më 25.11.2024, shtetasi i mitur A.Gj., ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi K.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Më herët i njëjti person ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme