Kronika 19 December 2024, 11:55 Nga VNA

Gonzato: SPAK sinonim i suksesit në Shqipëri, qytetarët kanë besim të madh në të

Ndaje në Whatsapp
Gonzato: SPAK sinonim i suksesit në Shqipëri, qytetarët kanë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të 5-vjetorit të krijimit të saj. Gjatë një ceremonie festive, Gonzato theksoi se SPAK është një nga elementët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, duke e konsideruar atë si simbol të suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri. Qytetarët besojnë se ky është institucioni më i besuar. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur, por nuk duhet të ndaleni këtu, duhet të shikoni përpara,” tha Gonzato.

Ai vlerësoi përpjekjet e SPAK, pavarësisht burimeve të kufizuara dhe sfidave me të cilat është përballur, duke përmendur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe ndërhyrjet politike në të kaluarën.

Gonzato shtoi se Reforma në Drejtësi, ku SPAK është një element kyç, ka hapur rrugën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Kjo javë ka qenë mjaft pozitive për Shqipërinë, duke filluar me hapjen e grup-kapitullit të pestë të negociatave dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sot festojmë një nga shtyllat e rëndësishme të reformës që e ka bërë të mundur këtë progres,” përfundoi ai.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme