Kronika 19 December 2024, 11:28 Nga VNA

Kasanof mesazh politikës: Të zgjatet mandati i prokurorëve të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Kasanof mesazh politikës: Të zgjatet mandati i prokurorëve

Në 5 vjetorin e SPAK Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesazh të qartë politikës shqiptare që të bëjë ndryshime kushtetuese per zgjatjen e mandatit për prokurorët e posacëm.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, vlerësoi punën dhe rezultatet e institucionit, duke theksuar rëndësinë e vijimit të përpjekjeve për drejtësi në Shqipëri.

“Për t’u siguruar që SPAK do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual,” deklaroi Kasanof, duke rekomanduar zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

Ai e cilësoi SPAK-un si një “çmim për gjithë Shqipërinë” dhe përgëzoi institucionin për rezultatet e arritura. Kasanof tha se qytetarët shqiptarë kanë kërkuar drejtësi.

“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, as e përsosur. Ky proces kërkon kohë dhe durim, por rezultatet tuaja tregojnë përkushtim dhe seriozitet në punën tuaj,” shtoi ai, duke theksuar se puna e prokurorëve frymëzon besim dhe garanton se drejtësia vepron brenda kornizës ligjore.

Kasanof nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së institucioneve të pavarura, duke theksuar se “pavarësia e SPAK mbetet vendimtare” për luftën kundër korrupsionit dhe për sigurimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Në fund, ai shprehu mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara dhe drejtësisë amerikane për SPAK, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm dhe të pavarur në Shqipëri.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme