Kronika 2 October 2024, 11:43 Nga VNA

Ilir Proda, dritëhijet e njeriut që pret firmën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Dyshimet e SPAK për dekonspimin e aksionit për grupin Copja. A do ta firmosë Rama?

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda, dritëhijet e njeriut që pret firmën për

Ilir Proda pret vetëm firmën e kryeministrit që të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit. Emri i tij iu propozua Edi Ramës nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Kandidatët për kryepolic ishin pjesë e një konkursi, në finalen e të cilit u kualifikuan 5 emra. Konkursi mbart pikëpyetjet e veta për shkak të mungesës së transparencës, por edhe të përbërjes së tij; pra anëtarëve që vlerësuan pretendentët.

Megjithatë, përtej këtij momenti, emri i Ilir Prodës, i cili prej vitit 2021 mban postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, bart një tjetër problematikë, që duket se komisioni ose nuk e ka vlerësuar, ose nuk ka dashur ta vlerësojë.

Ai është në listën e një grupi zyrtarësh të lartë të Policisë së Shtetit që po hetohen nën dyshimet për dekonspirimin e aksionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal “Çopja”. Organizata mafioze “Çopja” dyshohet të ketë organizuar të paktën 7 vrasje, plane për të vrarë kundërshtarin e tyre Erjon Alibej, si dhe dyshohet se kanë kryer trafik droge dhe pastrim parash.

Për shkak se një pjesë e mirë e të dyshuarve iu shpëtuan prangave, SPAK hapi një hetim ndaj zyrtarëve për dekonspirim dhe iu sekuestroi celularët, përfshirë edhe atë të Ilir Prodës.

“Komisioni vlerësues, që përbëhet nga zyrtarë policie, e di shumë mirë që nëse një telefon është sekuestruar dhe po verifikohet, dyshimet janë jo të vogla. Dhe këtu bëhet fjalë për SPAK, jo për një prokurori të thjeshtë. Pra, SPAK heton vetëm korrupsion të nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. A nuk duhet ta merrte në konsideratë komisioni këtë gjatë vlerësimit të kandidatëve? Sekuestrimi i telefonit për dyshime që lidhen me dekonspirimin e informacionit për krimin e organizuar do rrëzonte emërimin e një polici të thjeshtë, jo të këtij niveli,” tha një burim për VNA.

Ilir Proda e ka pranuar publikisht se i është sekuestruar celulari, por kjo nuk e ka penguar të kandidojë, dhe tashmë emri i tij ndodhet në zyrën e kryeministrit. I takon këtij të fundit të vendosë nëse në krye të organizatës së policisë do të vendosë këtë emër që mbart ngarkesë paragjykimesh dhe dyshimesh për lidhje me krimin, apo të zgjedhë një emër tjetër nga lista e zyrtarëve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme