Kronika 2 October 2024, 09:59 Nga VNA

Avokati kundërshton akt-ekspertimin në procesin ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit: “Ekspertiza e mangët"

Ndaje në Whatsapp
Avokati kundërshton akt-ekspertimin në procesin ndaj Fatmir Mediut

Në Gjykatën e Posaçme vijon procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë seancës së fundit, avokati Henrik Ligori kundërshtoi fuqishëm akt-ekspertimin e kryer për dëmin e shkaktuar nga ngjarja, duke vënë në dyshim cilësinë dhe përmbajtjen e ekspertizës ekonomiko-financiare.

“Kemi objeksione mbi formën dhe përmbajtjen e akt-ekspertimit. Ekspertët që e kanë kryer këtë proces nuk kanë pasur cilësitë e duhura për një analizë të tillë. Ata vetë kanë pranuar se nuk janë ekspertë të fushës, por vetëm specialistë të thirrur nga prokuroria për të dhënë një mendim,” tha Ligori.

Sipas tij, ekspertët nuk kanë marrë parasysh faktorët e tjerë që kanë ndikuar përgjatë 15 viteve të fundit në përfundimet e tyre, duke qenë jashtë kontekstit të fakteve. Avokati theksoi se procesi i demontimit të municioneve nuk filloi dhe nuk përfundoi me Gërdecin, por është një proces që ka ndodhur edhe para dhe pas ngjarjes.

Ligori ngriti pyetje mbi pretendimet e ekspertëve, të cilët kanë deklaruar se demontimi në fabrikën e Poliçanit ishte një proces që sillte fitim. “Nëse ky proces dilte me fitim, pse shteti vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka përfituar?” – u shpreh ai, duke insistuar se procesi i demontimit kishte kosto dhe shkaktoi humbje për shtetin.

Avokati kritikoi gjithashtu përgjigjet standarde të ekspertëve për shumicën e pyetjeve të ngritura, të cilat përfundonin me frazën “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin.” Ai kërkoi qartësi mbi bazën ligjore që ekspertët kanë përdorur për të mbështetur përfundimet e tyre, duke sjellë në vëmendje vendimet e mëparshme të gjykatave, përfshirë atë të Gjykatës së Lartë, të cilat konfirmojnë saktësinë e shifrave të prezantuara nga kombinati i Poliçanit, të cilat ekspertiza i kishte marrë si të pasakta.

Sipas Ligorit, dokumentet e shqyrtuara për akt-ekspertimin përfaqësojnë vetëm 20% të materialeve të nevojshme për të përpiluar një akt të plotë dhe të saktë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme