Kronika 2 October 2024, 09:19 Nga VNA

Drejtor policie me telefon të sekuestruar nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Drejtor policie me telefon të sekuestruar nga SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, që pritet të jetë Ilir Proda, e kanë zgjedhur bandat kriminale të Durrësit.

Kandidatura e zotit Proda për postin e kreut të Policisë së Shtetit është duke pritur zyrtarizimin nga kryeministri, pas largimit të Muhamet Rrumbullakut me dorëheqje në shtator. Proda, me një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka shërbyer që nga viti 2021 në Elbasan, fillimisht si zv.drejtor për hetimin e krimeve dhe më pas si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Megjithatë, procesi i ngjitjes së tij drejt postit të lartë nuk ka kaluar pa pikëpyetje.Një nga çështjet më të rëndësishme që hedhin hije mbi kandidaturën e tij është dyshimi për dekonspirimin e një operacioni të madh ndërkombëtar që synonte arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal Çopja. Proda është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit që po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për këtë çështje. Operacioni kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj kësaj organizate kriminale, por vetëm 13 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa pjesa tjetër arriti t’i shpëtojë prangave. Ky fakt ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u menaxhua operacioni dhe mundësinë e dekonspirimit.

I kontaktuar nga BIRN përmes telefonit, Proda pranoi se telefoni i tij celular ishte aktualisht i sekuestruar si pjesë e hetimit dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”.

Proda shtoi gjithashtu se janë sekuestruar dhe telefona të oficerëve dhe drejtuesve të tjerë të policisë, si dhe të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Operacioni kishte të bënte vetëm me ekzekutimin e urdhër-ndalimeve, ndërsa hetimet për organizatën kriminale në fjalë u kryen nga vetë Prokuroria e Posaçme,” tha Proda.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme