Kronika 30 September 2024, 12:12 Nga VNA

Thirrje qeverisë që mos të ekatradohet shtetasi rus nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp

Igor Kukunov, është një shtetas rus i cili mbahet në paraburgim në Shqipëri prej një viti me qëllim ekstradimin drejt Rusisë. Gjykata e Lartë i ka hapur rrugë ekstradimit, por avokatët e shtetasit rus, Ardian Visha dhe Isuf Shehu i bëjnë thirrje qeverisë shqiptarë dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja të mos lejojë ekstradimin e Kukunov. Ky i fundit mund të ekstradohet vetëm në momentin që jep miratimin ministri i Drejtësisë. Ndaj avokatët kërkojnë që Manja të mos e japë këtë miratim.

Avokatët sjellin në vëmendjen e ministrit Manja faktin se Kukunov është shpallur në kërkim me firmën e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë, i cili është  shpallur Non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria. Kukunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme