Kronika 28 September 2024, 12:09 Nga VNA

Polici i burgjeve që u sulmua dhe iu mor arma e shërbimit: Më kërcënuan për kontrollet në 313. Policia: Nuk na bind, po hetojmë disa pista

Ndaje në Whatsapp
Polici i burgjeve që u sulmua dhe iu mor arma e shërbimit: Më

Punonjësi i policisë së burgut 313, ku janë izoluar bosët e krimit të organizuar, po kthehej në shtëpinë e tij pasi kishte përfunduar punën si roje sigurie në një lokal në qendër të Tiranës, kur tre persona, që udhëtonin me një fuoristradë të bardhë, ndaluan me shpejtësi pranë tij dhe e sulmuan. "Më kërcënuan. Më thanë që bëj kontrolle të rrepta në burg. 'Vazhdo bëji dhe do ta shohësh,'” tha polici për hetuesit, duke pretenduar se sulmi kishte lidhje me detyrën e tij. 36-vjeçari pretendon se nuk mundi t’i identifikojë agresorët, pasi gjithçka ndodhi në pak sekonda. Gjatë sulmit, ata e goditën me shkopinj bejsbolli. "Mbaj mend që më afruan me një makinë të bardhë. Nuk kujtoj shumë detaje, pasi humba ndjenjat," kujton punonjësi i burgut. Policia dyshon se ai nuk ka treguar të vërtetën dhe po hetohet jo vetëm për lidhjen me detyrën që ushtron në burg, por edhe për konflikte të tjera që mund të ketë pasur. 36-vjeçari, që ka përfunduar Universitetin e Sporteve, është rekrutuar si punonjës policie në burgje rreth 7 vite më parë. 3 vitet e fundit ai ishte transferuar në IEVP të sigurisë së lartë në rrugën 'Jordan Misja".

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme