Kronika 26 September 2024, 10:30 Nga VNA

Klodiana Lala tregon rastin e pazakontë: Italiani u kap duke bërë seks me transgjinorin, gjykata nuk dinte në cilin burg ta dërgonte

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala tregon rastin e pazakontë: Italiani u kap duke bërë

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Shqipëri është në rritje numri i transgjinorëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës për të ofruar shërbim seksual. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar një rast të pazakontë të një takimi mes një 60-vjeçari nga Italia dhe një transgjinori që kryente shërbime seksuale në Shqipëri, çështje që përfundoi në dyert e gjykatave.

"Një detaj që ka lënë pa fjalë edhe hetuesit lidhet dhe me transgjinorët. Ka pasur shumë transgjinorë që kanë ofruar shërbime seksuale. Ne kemi pasur një rastin e një italiani që është arrestuar bashkë me një shtetas nga Venezuela , të cilët arritën përmes një numri që ishte lënë në faqen konkrete të kishin kontakt, më pas ata patën problematika në dhomën që kishin lënë takimin.

Në rastin e transgjinorëve, nuk qëndrojnë për kohë të gjatë në Tiranë apo zonat bregdetare. Prostitucion që vjen, qëndron 3 apo 4 ditë sipas hetuesve. Në rastin e italiantit, e kam parë me shumë interes. Italiani ishte një 60-vjeçar i cili kishte ardhur më herët në Tiranë dhe tha që jam nisur për në Shqipëri për të pasur një marrëdhënie me një transgjinor. Të dy ishin nga vende të ndryshme dhe e kanë lënë takimin në Tiranë. Ky është fenomen shqetësues.

Është rast hetimor dhe ka pasur debat dhe në gjykatë, se ku do të vendosej personi që ofronte shërbimin. Nuk e ndante dot gjykata se si do ta klasifikonin, nëse do e dërgonin në burgun e burrave apo grave, nëse do të mbahej në masën e arrestit me burg. Ata dhunuan njëri-tjetrin dhe ndërhyri policia. Ka një shtim të numrit të transgjinorëve që kanë ofruar shërbime seksuale në Shqipëri", tha ajo.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme