Kronika 26 September 2024, 13:28 Nga VNA

Gjykata e Apelit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor të procesit penal ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ështe tërhequr për vendim për deputetin demokrat Ervin Salianji, avokatët e Geron Xhafajt kanë paraqitur si provë një vendim të prokurorisë për Krime të Renda që ka pushuar cështjen penale lidhur me akuzën e trafikut të drogës.

Avokatët e Salianjit thonë se ky vendim ishte bërë pjesë e dosjes gjyqësore në gjykatën e Tiranës në kundërshtim me ligjin. Avokatët e deputetit thonë se ky vendim nuk duhet të administrohet. Sipas tyre gjykata e Tiranës ka marrë një vendim ne kundërshtim me ligjin. Pas publikimit të audiopërgjimit ku pretendohej se fliste Geron Xhafa për cështje droge prokuroria nisi në atë kohë një hetim per akuza të trafikut. Por cështje më vonë u pushua. Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burgim për kallëzim të rremë në të ashtuquajturën dosja Babale.

Gjykata u tërhoq për vendim nëse do ta pranojë ose jo si provë këtë vendim.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme