Kronika 2 October 2024, 11:14 Nga VNA

PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS për pengim të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK kundër 73 deputetëve të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi.

Deputetët e mazhorancës akuzohen për pengimin e ekzekutimit të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke konsumuar veprat penale të parashikuara në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Sipas PD, vendimi për të mos dërguar mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese përbën një pengesë ndaj drejtësisë dhe përpjekje për të mbrojtur interesat e saj personale. Kjo akuzë lidhet me vendimet nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, sipas opozitës, janë penguar qëllimisht nga shumica parlamentare.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon se mosekzekutimi i vendimeve të gjykatës është i dënueshëm me gjobë ose burgim deri në tre vjet. PD ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve për të vërtetuar veprimet e deputetëve të PS në këtë çështje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme