Kronika 3 September 2024, 22:44 Nga VNA

I arrestuar për lidhjet e tij me Bajrat/ Ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita do përballet me vettingun nga burgu, KPK vendos nesër pas hetimit pasuror

Ndaje në Whatsapp
I arrestuar për lidhjet e tij me Bajrat/ Ish-kryeprokurori i Kukësit

Xhevahir Lita ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” do të duhet të përballet me procesin e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të zhvillojë seancën këtë të mërkurë ku do të lexojë dhe konkluzionet e hetimit për subjektin e rivlerësimit Xhevahir Lita. Ky i fundit nuk pritet të jetë i pranishëm për shkak se ndodhet në paraburgim.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa ( Bungo), Suela Zhegu, Roland Ilia nuk i mbetet gjë tjetër veçse të firmosë shkarkimin e Litës nga detyra sepse me së paku ai akuzohet për lidhje me grupin kriminal Bajri.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme