Kronika 3 September 2024, 20:10 Nga VNA

Pësoi arrest kardiak sa hyri në det, ndërron jetë 41-vjeçari italian në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Pësoi arrest kardiak sa hyri në det, ndërron jetë

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi ka hyrë në det.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:59, ku 41-vjeçari me inicialet F. S., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, që ka rezultuar fatal për të.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili është duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e vdekjes së shtetasit italian.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit, shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme