Kronika 3 September 2024, 17:13 Nga VNA

E rëndë/ Kishte hyrë të lahet, 18-vjeçari mbytet në lumin Buna në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ Kishte hyrë të lahet, 18-vjeçari mbytet

Një 18-vjeçar është mbytur në lumen Buna në Shkodër. Mësohet se i riu kishte hyrë të lahet, por e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur.

Policia së bashku me banorët e zonës kanë gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme