Kronika 3 September 2024, 09:58 Nga VNA

Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Gjeorgjia

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Gjeorgjia

I ekstraduari, shtetas turk, akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve me homologët në Gjeorgji, Interpol Tirana finalizoi procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit turk, të kërkuar ndërkombëtarisht, Y. H., 50 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi Y. H. akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme