Bota 12 May 2025, 18:35 Nga VNA

Hamas: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Hamas: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës.

Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tha se lirimi i Edan Alexander është bërë si gjest vullneti të mirë ndaj administratës Trump, në përpjekje për të ringjallur bisedimet për përfundimin e luftës.

Sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën pesë fëmijë dhe katër gra janë mes viktimave në sulmin që ndodhi në zonën e Jabalisë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka fajësuar Hamasin për humbjet civile, duke thënë se luftëtarët e këtij grupi veprojnë në zona të dendura me popullsi civile. Për sulmin e fundit nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga ana e ushtrisë izraelite.

Lirimi i pengut dhe sulmi ndodhën në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Lindjen e Mesme, ku ai pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë kësaj jave.

Pas përfundimit të një armëpushimi dy muaj më parë, Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij në Gaza.

Bllokada dhjetëjavore ndaj ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera po thellon krizën humanitare në enklavën e rrethuar.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se mbi 50,000 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite në vitin 2023, e cila u ndërmor në përgjigje të sulmeve të Hamasit më 7 tetor./rel

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme