Kronika 21 November 2024, 11:57 Nga VNA

GJKKO rinis procesin ndaj Moisi Habilajt dhe 3 të tjerëve

Ndaje në Whatsapp
GJKKO rinis procesin ndaj Moisi Habilajt dhe 3 të tjerëve

Rinis në gjykatën e Posacme procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Për favorizimin e grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës është hetuar dhe më pas dënuar për shpërdorim detyre dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e Apelit të Posacëm vendosi në prill të 2023 të prishë vendimin e GJKKO dhe kthejë për rigjykim dosjen penale ndaj kreut të grupit kriminal Habilaj dhe anëtarëve të tjetër.

Gjykata e Posacme pati cilësuar fajtor Moisi Habilajn për akuzën e "Trafikimit të narkotikëve", në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim. Nezar Seiti, i konsideruar si financier i grupit kriminal u dënuar me 13 vjet burgim. Nga nga 13 vjet secili u dënuan dhe Meridian Sulaj e Fatmir Minaj.

Të gjithë të pandehurit atëkohë përfituan ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë që Habilaj dhe miqtë e tij do të gjykohen sërish nga GJKKO, Saimir Tahiri pret një datë për shqyrtimin e cështjes së tij penale në Gjykatën e Lartë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme