Kronika 21 November 2024, 11:43 Nga VNA

Plagosja e blogeres Prenga, prokuroria merr të pandehura motrat Berisha

Ndaje në Whatsapp
Plagosja e blogeres Prenga, prokuroria merr të pandehura motrat Berisha

Prokuroria e Tiranës merr të pandehura motrat Antonela e Mariela Berisha për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe pritet të dorëzojë për gjykim dosjen penale ndaj tyre.

Të dyja akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga në një nga restorantet luksoze në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Sic rezultoi dhe nga pamjet filmike, të dyja motrat i afrohen blogeres dhe e godasin me shishe qelqi duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Sipas aktit të ekspertimit rezulton se dëmtimet konsiderohen shëmtim i përhershëm që hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë me dashje e për këtë vepër penale motrat Berisha do të japin llogari para drejtësisë.

Motrat, Antonela dhe Mariela Berisha u larguan nga Shqipëria pas ngjarjes dhe qëndruan disa kohë jashtë vendit. Ata u vetëdorëzuan në polici dhe aktualisht Antonela mbahet nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Mariela në masën e arrestit në shtëpi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme