Politika 30 September 2024, 22:07 Nga VNA

“Gazment Bardhi është në spital”, gazetarja Eni Vasili: Nuk ka qenë në gjendjen më të mirë të mundshme

Ndaje në Whatsapp
“Gazment Bardhi është në spital”, gazetarja Eni

Drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili është shprehur se mbrëmjen e sotme ka pasur të ftuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi por që ky i fundit nuk ka mundur të vij pasi është lënduar në këmbë dhe ndodhet në spital.

Sipas gazetares, Bardhi nuk ka qenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

“Kemi pasur të ftuar edhe Gazment Bardhin. Çfarë ka ndodhur që nuk është këtu? Ai është lënduar në këmbë dhe është në spital. I është lënduar këmba dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme. “- tha sot moderatorja e emisionit "Open" në "Neës 24".

Nuk dihet nëse Bardhi është lënduar gjatë protestës sot në Kuvend apo në ndonjë situatë tjetër.

Kujtojmë se ditën e sotme deputetët opozitar në shenjë proteste për arrestimin e Salianjit, kanë marrë karriget e tyre në parlament dhe u kanë vënë flakën në oborrin e parlamentit.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme