Politika 30 September 2024, 20:05 Nga VNA

Pëplasjet në Parlament/ Peleshi anulon deklaratën për mediat dhe reagon në rrjetet sociale: Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
Pëplasjet në Parlament/ Peleshi anulon deklaratën për mediat

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, i cili njoftoi se se do të dilte para mediave të fliste pas incidentit në Parlament, mesa duket i ka rënë pishman duke bërë një reagim vetëm në facebook.

Peleshi shprehet se dhuna është e papranueshme dhe se djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve dhe se deputetët nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna“. deklaroi Peleshi.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme