Politika 30 September 2024, 16:15 Nga VNA

Berisha kërkon votën e Diasporës: Shqipëria në diktaturë më të keqe se nazistët dhe komunistët

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon votën e Diasporës: Shqipëria në

"Në Shqipëri është instaluar mobokracia nga Edi Rama, vendi po zbrazet, opozita ndodhet në kushtë të vështira, ndërsa vendi në sundimin e bandave më të rrezikshme”. Në fjalën e mbajtur me shqiptarët e Diasporës në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet edhe Belind Këlliçi, Sali Berisha kërkoi mbështetjen e tyre për PD-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas liderit demokrat mobokracia është një diktaturë më të keqe se nazistët dhe komunistët dhe sipas tij Rama e ka instaluar atë për dy arsye. “E para, ai ka një trashëgimi të bllokut komunist, me të cilin frika e qytetarëve përbën mjetin kryesor të sundimit. Së dyti, ai kanabizoi Shqipërinë me një politikë zyrtare pothuajse, Edi Rama mbolli nga thellësitë e Alpeve të veriut në kufi me Plavën, gjer në Pogon me mijëra e mijëra plantacione kanabisi. Dhe në këtë mënyrë, ai ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Rama hapi apo vendosi vendin tërësisht në sundimin e bandave më të rrezikshme”. “Sot në Tiranë keni konstatuar se ndërtohen si kërpudha kulla 30, 40, 50 katëshe. Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliardë euro. Nga këto, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat. Të gjitha janë para droge, para të nëndheshme. Ka 56 mijë apartamente bosh. Çmimet janë më të tretat më të lartat pas Mynihut dhe Parisit. Një njeri për të blerë një apartament, duhet të punojë 104 vite. ”- tha ndër të tjera Berisha.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme