Politika 30 September 2024, 09:39 Nga VNA

Tabaku në Komisionin për Çështjet Europiane: Balanca e pushteteve në rrezik, kërkohet zgjidhje për reformën zgjedhore brenda vitit 2024

Ndaje në Whatsapp
Tabaku në Komisionin për Çështjet Europiane: Balanca e

Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane, ku është shqyrtuar draft Pozicioni Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët” në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pritet që më 15 tetor të hapet zyrtarisht ky grup kapitujsh për Shqipërinë, pas ndarjes së procesit integrues me Maqedoninë e Veriut.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin për balancën e pushteteve në vend. Ajo theksoi se ky hap drejt BE-së duhet të shërbejë për ndërtimin e një demokracie perëndimore dhe ndarjen e pushteteve, por paralajmëroi se ende mbeten shumë kritere të paplotësuara. Sipas saj, ka një mungesë të vullnetit politik për reformimin e sistemit zgjedhor dhe kjo reformë duhet të realizohet brenda vitit 2024, jo më 2025, siç propozon mazhoranca.

Tabaku gjithashtu nënvizoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të mandateve të deputetëve, duke iu referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. Ajo përmendi edhe mungesën e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si një prej problematikave kryesore që duhet adresuar.

“Kemi nevojë për një ndarje të qartë të pushteteve dhe respektim të barazisë së mandateve në Kuvend. Kjo është thelbësore për të çuar përpara integrimin tonë në BE,” përfundoi Tabaku.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme