Politika 28 September 2024, 21:44 Nga VNA

“Vëllai” i Alex Soros që hetohet familjarisht nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Vëllai” i Alex Soros që hetohet familjarisht nga SPAK

Fraternitas omnia vincit

“Vëllazëria triumfon mbi gjithçka" – me këtë fjali në latinisht, Alex Soros ka zgjedhur të shoqërojë foton me Erion Veliajn në New York. Kryetari i Bashkisë së Tiranës iu bashkua Edi Ramës dhe ekipit të tij gjatë ditëve kur kryeministri mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të OKB-së. I shfaqur në radhën e parë të takimit të kryeministrit me shqiptarët e New York-ut, Erion Veliaj nuk arriti të realizonte një foto me shefin e madh të qeverisë, por nuk humbi rastin të shkrepte një foto me djalin e George Soros. Ky i fundit ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për lobim dhe favorizim të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për shumë vite, përfshirë dhe ndërhyrjet në reformën në drejtësi.

Pavarësisht teorive konspirative për Soros dhe ndërhyrjen e tij në punët e brendshme të Shqipërisë, mbetet fakt që fondacioni i tij në Tiranë ka luajtur një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Megjithatë, disa pjesë të rëndësishme të kësaj reforme duket se i kanë shpëtuar ndikimit të këtij fondacioni, veçanërisht struktura e SPAK, që po vijon hetimin për pasuritë e Erion Veliajt dhe familjes së tij. Përpjekjet e deritanishme të kryetarit të bashkisë, takimet e tij me Alex Soros dhe ndikimi i zyrës së tij në Tiranë, deri tani nuk kanë penguar Prokurorinë e Posaçme të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe përfshirjen e Erion Veliajt në këtë aferë.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme