Politika 30 September 2024, 18:11 Nga VNA

Kuvendi i hoqi mandatin e deputetit, reagon Salianji: Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë të më mbyllin gojën

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i hoqi mandatin e deputetit, reagon Salianji: Edhe nga burgu politik do

Ervin Salianji ka reaguar pasi Kuvendi i hoqi mandatin e deputetit. Në një postim në facebook, Salianji shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më tej ai shkruan se edhe nga burgu do të jetë tmerri i mazhorancës, ndërsa shton se izolimi nuk do ta ndalë atë.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon” – shprehet Ervin Saliani.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shpalli vakancën në nisje të seancës dhe i kërkoi KQZ-së vijimin e procedurave.

 

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme