Kronika 7 October 2024, 15:25 Nga VNA

Gara me makina në qendër të Tiranës, pranga dy të rinjve

Ndaje në Whatsapp
Gara me makina në qendër të Tiranës, pranga dy të

Dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç janë konstatuar nga efektivët e policisë Rrugore duke bërë gara me makina në qendër të Tiranës, pikërisht në rrugën "Abdi Toptani". Policia bën me dije se pas ndalimit, të rinjtë janë konstatuar se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Madje kanë bërë rezistencë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë, gjatë kryerjes së veprimeve për ndalimin e tyre. “D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën "Abdi Toptani", janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, sqarojnë autoritetet.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme