Kronika 7 October 2024, 09:29 Nga VNA

Vritet me një plumb në kokë 37-vjeçari shqiptar në Itali

Ndaje në Whatsapp
Vritet me një plumb në kokë 37-vjeçari shqiptar në

Një shtetas shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e së dielës rreth ores 21.00 në një fshat në periferi të Pizës në Itali.

Viktima, është identifikuar si Beni Arshiaj, 37 vjeç. Deshmitarët konfirmuan per policinë se ai u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij në st të djalit.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të paktën gjashtë të shtëna dhe panë dy persona që po largoheshin me një skuter.

37-vjecari shqiptar sapo ishte kthyer në shtëpi dhe po parkonte furgonin kur u qëllua për vdekje.

Prokuroria po heton per të identifikuar autorët dhe zbardhur motivet e krimit të rëndë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme