Kronika 7 October 2024, 10:15 Nga VNA

Astrologu i njohur i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e banesës

Ndaje në Whatsapp
Astrologu i njohur i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e

Në qytetin e Korçës, një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes, kur një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati në afërsi të “Pazarit të Vjetër”. I identifikuar si Jofiel Koço, 53 vjeç, ai ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Koço njihej për aktivitetin e tij si astrolog dhe kishte një dyqan që tregtonte vajra automjetesh dhe produkte të tjera. Ai ishte i njohur gjithashtu për prezencën e tij në emisione televizive, ku ndante njohuritë e tij mbi astrologjinë.

Rrethanat që e çuan atë në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta, dhe autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur arsyet e ngjarjes.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme