Bota 22 January 2025, 10:13 Nga VNA

Franca lëshon një urdhër-arrest të ri për Bashar al-Assad

Ndaje në Whatsapp
Franca lëshon një urdhër-arrest të ri për Bashar

Autoritet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve. Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.

Ky është urdhër-arresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham. Në nëntor 2023, gjykatësit francezë lëshuan një urdhër-arrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme