Bota 29 November 2024, 15:27 Nga VNA

Fitoi zgjedhjet presidenciale nga Tik Tok-u, rinumërohen votat në Rumani

Ndaje në Whatsapp
Fitoi zgjedhjet presidenciale nga Tik Tok-u, rinumërohen votat në

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të premten rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se fituesi befasues, Calin Georgescu, e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë urdhëroi rinumërimin e votave më 28 nëntor, pasi zyrtarë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare kërkoi nga autoritetet të ndërmarrin hapa “urgjentë”, duke thënë se platforma në rrjetet sociale i mundësoi “trajtim të veçantë” Georgescut. TikTok-u e ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje. Calin Georgescu, kandidati i pavarur dhe prorus i ekstremit të djathtë, shënoi fitore befasuese në rundin e parë të zgjedhjeve më 24 nëntor, duke i marrë afro 23 për qind të votave. Georgescu pritet të përballet me Elena Lasconin, kandidaten e qendrës së djathtë dhe mbështetësen e fuqishme të integrimit euro-atlantik, në balotazhin e 8 dhjetorit, pasi që të dy morën më shumë vota se kryeministri majtist dhe favoriti, Marcel Ciolacu. Pa përkrahjen e asnjë partie politike, fushata e Georgescut u mbështet kryesisht në platformën sociale TikTok, ku llogaria e tij kishte 1.6 milionë pëlqime. Përveçse shprehte pikëpamjet e tij politike, Georgescu e përdorte gjithashtu TikTok-un për të postuar video ku shihej duke shkuar në kishë, duke bërë xhudo dhe duke vrapuar në pistë. Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare deklaroi pas vendimit të gjykatës se ka gjetur prova se "sulme kibernetike" ishin përdorur për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Georgescu pretendoi se institucionet shtetërore po tentojnë ta mohojnë vullnetin e popullit. Demonstruesit protestuan në Bukuresht për disa ditë kundër Georgescut. Shumë njerëz e akuzuan presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Rumanisë. Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, përfshirë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti gjithashtu ka pushtet të mos i pranojë kandidaturat partiake për kryeministër dhe emërimet qeveritare për poste gjyqësore. REL

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme