Bota 28 November 2024, 23:16 Nga VNA

Libani njofton se trupat izraelite kanë qëlluar ndaj banorëve që po riktheheshin në jug

Ndaje në Whatsapp
Libani njofton se trupat izraelite kanë qëlluar ndaj banorëve

Mediat shtetërore libaneze njoftuan se të paktën dy persona janë plagosur nga forcat izraelite në Libanin jugor. Ushtria izraelite tha se kishte qëlluar drejt njerëzve që përpiqeshin të ktheheshin në zona të caktuara të enjten, në ditën e dytë të armëpushimit me grupin militant Hezbollah.

Ushtria izraelite thotë se avionët e saj ushtarakë kryen sulmet në pjesën jugore të Libanit pasi kanë parë aktivitet të grupit militant Hezbollah pranë një depoje raketash.

Izraeli thotë se ata po e shkelnin marrëveshjen e armëpushimit.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, përfshin një armëpushim fillestar dy-mujor, në të cilin militantët e Hezbollahut do të tërhiqen në veri të lumit Litani dhe forcat izraelite do të kthehen në anën e tyre të kufirit.

Zona ku do të krijohet një distancë midis forcave ushtarake të të dyja palëve do të patrullohet nga trupat libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së. Marrëveshja i jep fund gati 14 muajve luftimesh të lidhura me luftën në Rripin e Gazës e cila vazhdon ende./VOA/

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme