Bota 28 November 2024, 20:03 Nga VNA

Katedralja “Notre-Dame” në Paris do të rihapet pas 5 vitesh restaurim

Ndaje në Whatsapp
Katedralja “Notre-Dame” në Paris do të rihapet pas 5

Katedralja “Notre-Dame” do të rihapë dyert e saj më 7 dhe 8 dhjetor, për të pritur vizitorë nga e gjithë bota, jo vetëm nga Franca. Kjo rihapje pas rreth pesë vitesh vjen pas një fatkeqësie kur në vitin 2019 katedralja u përfshi nga një zjarr masiv, i cili dyshohet të ketë qenë aksidental.

Ceremonia e rihapjes do të zhvillohet më 7 dhe 8 dhjetor, dhe do të jetë kryesisht me ftesa, megjithatë ngjarja do të transmetohet në televizion, duke u mundësuar të gjithë të ndjekin momentet historike, ndërkohë që vizitorët mund të mblidhen përpara katedrales.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e mbajti premtimin e tij për të restauruar këtë simbol të kulturës franceze brenda pesë vjetëve, një angazhim që asokohe dukej i vështirë për t’u realizuar, për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktoi zjarri.

Djegia e saj ndodhi më 15 prill 2019, kur "Notre-Dame" u mbulua nga flakët, ndërsa rreth 600 zjarrfikës luftuan për më shumë se 15 orë për të shuar zjarrin. Pas këtij incidenti, janë mbledhur rreth 840 milionë euro nga donatorë nga e gjithë bota për restaurimin e katedrales. Para zjarrit, “Notre-Dame” priste rreth dymbëdhjetë milionë vizitorë çdo vit.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme