Bota 28 November 2024, 15:37 Nga VNA

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një anije që po bartte emigrantë preku disa shkëmbinj nënujor afër ishullit Samos të Greqisë, duke shkaktuar fundosjen e anijes, thanë zyrtarët më 28 nëntor. Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan, por është e paqartë sesa njerëz ishin në bordin e anijes. Rojet bregdetare greke kanë nisur operacione të kërkim-shpëtimit, ku janë përfshirë anijet patrulluese, anijet shpëtuese dhe po ashtu ka ekipe në tokë që po kërkojnë të gjejnë ndonjë emigrantë të mundshëm që i ka shpëtuar fundosjes së anijes. Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës brenda kësaj jave që përfshin fundosjen e anijeve të emigrantëve në Samos. Të hënën, më 25 nëntor, tetë emigrantë – gjashtë fëmijë dhe dy gra – vdiqën pasi një anije u fundos pranë brigjeve të Samosit. Ishulli Samos dhe ishujt e tjerë grekë në lindje të Detit Egje janë pika të rëndësishme të transitit për emigrantët që kalojnë nga Turqia për në Bashkimin Evropian. Arritjet e emigrantëve muajve të fundit, sipas autoriteteve greke, lidhen me luftërat në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës. REL

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme