Bota 28 November 2024, 17:00 Nga VNA

Izraeli do t'a apelojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve

Ndaje në Whatsapp
Izraeli do t'a apelojë vendimin e Gjykatës

"Izraeli paraqiti një njoftim në Gjykatën Ndërkombëtar Penale në lidhje me synimin për të apeluar në gjykatë së bashku me një kërkesë për të shtyrë zbatimin e urdhërarresteve", tha zyra e Netanyahut.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve ndaj tij dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. "Sot, Izraeli paraqiti një njoftim në Gjykatën Ndërkombëtar Penale në lidhje me synimin për të apeluar në gjykatë së bashku me një kërkesë për të shtyrë zbatimin e urdhërarresteve," tha zyra e Netanyahut. Zyra e kryeministrit izraelit tha se Netanyahu sot u takua me senatorin e ShBa-së, Lindsey Graham, në zyrën e kryeministrit në Kuds. Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për Netanyahun dhe Gallantin duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Afati i Izraelit për t’iu përgjigjur vendimit të gjykatës në Hagë skadoi mbrëmën në mesnatë. Izraeli gjithashtu po përballet me një psdi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën brutale në Gaza, ku që nga tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 44.300 palestinezëve.

TRT

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme