Politika 2 August 2026, 15:28 Nga VNA

Ferit Hoxha pranon kushtin për marrëveshjen: Pa konsullatë serbe në Shkodër, nuk hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës

Ndaje në Whatsapp
Ferit Hoxha pranon kushtin për marrëveshjen: Pa konsullatë serbe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, duke e bërë të qartë se dy përfaqësitë diplomatike janë pjesë e të njëjtit proces dhe mbështeten në parimin e reciprocitetit.

Në një intervistë për Top Channel, Hoxha deklaroi se Shqipëria nuk mund të kërkojë hapjen e një konsullate të saj në Serbi, ndërsa të refuzojë që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në territorin shqiptar.

“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava,” u shpreh ministri.

Sipas tij, pikërisht ky është mekanizmi mbi të cilin funksionojnë marrëdhëniet diplomatike mes shteteve dhe vetëm përmes këtij reciprociteti Shqipëria mund të sigurojë një prani konsullore në Luginën e Preshevës, ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Hoxha hodhi poshtë edhe pretendimet se një konsullatë serbe në Shkodër cenon sovranitetin e Shqipërisë.

“Hapja e një konsullate nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin, territorin apo popullsinë ku ajo vendoset”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo përfaqësi diplomatike funksionon në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionin shqiptar.

Ministri theksoi gjithashtu se marrëveshja me Serbinë nuk ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës.

“Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës ka qenë dhe mbetet i qartë, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Hoxha argumentoi se vendimet për hapjen e konsullatave nuk bazohen vetëm te numri i banorëve, por edhe te interesat ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike të shtetit.

Ai kundërshtoi gjithashtu krahasimet mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qytetarëve shqiptarë me kombësi serbe në qarkun e Shkodrës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendosje barazie mes dy komuniteteve, por për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm pranoi se hapja e konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës është e lidhur drejtpërdrejt me pranimin e një konsullate serbe në Shqipëri, duke e cilësuar reciprocitetin si kusht të domosdoshëm për realizimin e marrëveshjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme