Politika 17 July 2026, 11:30 Nga VNA

Ferit Hoxha nuk humbet mundësinë për një foto nxitimthi me homologun serb, por na garanton se fjalët e thëna kanë qenë të ashpra

Ndaje në Whatsapp

Nuk ka asgjë më komike se sa të shohësh diplomacinë tonë shtetërore të performojë "beteja të ashpra" me një buzëqeshje vesh më vesh. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nuk e ka humbur rastin për të shkrepur një foto të shpejtë, në këmbë e në nxitim e sipër, me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, gjatë Ministerialit në Uashington.

Ndonëse imazhi tregon dy ministra që duken sikur po ndajnë një batetë miqësore, Hoxha nxitoi të na sqarojë në rrjetin social X se pas asaj buzëqeshjeje të ngrohtë fshiheshin "fjalë të hidhura" dhe qëndrime të prerë.

Sipas postimit të tij, Hoxha i ka ripërsëritur Gjuriçit qëndrimin e prerë të Tiranës zyrtare ndaj deklaratave të fundit të një anëtareje të qeverisë serbe (Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, ministre për Familjen, e cila deklaroi se "po të isha në vend të Millosheviç do të bëja spastrim etnik në Kosovë").

Në reagimin e tij të shpërndarë, Hoxha shkruan:

"Përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane."

Ai e mbyll duke filozofuar mbi natyrën e punës së tij: "Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi".

Skenari është tashmë i njohur: shtrëngojmë duart e buzëqeshim para objektivit për të treguar "konstruktivitet" dhe "shikim sy më sy" në korridoret e Uashingtonit, ndërsa "shuplakat" dhe tonet e ashpra patriotike i rezervojmë për konsum të brendshëm në platformën X. Një diplomaci e lëngshme ku tensionet rajonale zbuten mrekullisht përpara dritës së blicit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme