Politika 17 July 2026, 08:15 Nga JJ

Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo zë… por vendos gjithmonë i zoti i shtëpisë

Ndaje në Whatsapp
Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo

Pasi Elisa Spiropali hodhi në qarkullim platformën e saj politike dhe ndezi diskutimet për atë që po lëviz brenda Partisë Socialiste, erdhi edhe reagimi që i ngjante tabelës klasike: “Qarkulloni, nuk ka asgjë për të parë.”

Në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u kujdes të siguronte publikun se gjithçka është në rregull dhe se në PS demokracia e brendshme është në nivele shumë të larta.

“PS është shumë e hapur… Demokracia e brendshme është në nivel aq të lartë, saqë secili nga ne dhe kolegët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre. Në këtë prizëm edhe znj. Spiropali ka të drejtë të shprehë çdo opinion”, deklaroi ajo.

Deri këtu tingëllon si një reklamë për një parti ku të gjithë flasin lirshëm.

Por menjëherë pas kësaj vjen fjalia që e vendos çdo gjë në vendin e vet.

“PS ka një statut, ka struktura, ku diskutohen këto pretendime të palëve… Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo anëtar i familjes dhe vendimmarrja është kolegjiale”, shtoi Bylykbashi.

Pra, përkthimi politik është i thjeshtë: mund të flasësh, mund të propozojnë platforma, mund të hapësh debat, madje edhe zyra në ish-Bllok, por në fund vendimi merret “në familje”. Dhe, si në çdo familje tradicionale shqiptare, të gjithë japin mendim… derisa flet kryefamiljari.

Në fakt, po të mos ishte bërë kaq shumë zhurmë rreth lëvizjeve të Elisa Spiropalit, ndoshta nuk do të kishte qenë fare e nevojshme të na kujtohej se në Partinë Socialiste secili ka të drejtë të flasë.

Sepse në politikë, kur fillon të shpjegosh sa demokratike është shtëpia, zakonisht do të thotë se dikush ka dëgjuar zëra që nuk duhej të dilnin jashtë saj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme