Kronika 2026-10-31 08:23:17 Nga VNA

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome pas raportit të AKM-së

Ndaje në Whatsapp

Mbetje të rrezikshme në Elbasan, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet penale ndaj kompanisë AlbChrome, pas konstatimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për depozitimin e mbetjeve industriale të rrezikshme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Sipas raportit të AKM-së, mbetjet përmbajnë substanca potencialisht kancerogjene, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin e banorëve dhe ndotjen e mjedisit.

Nga kontrollet e kryera në Uzinën e Ferrokromit në Papër të Elbasanit, inspektorët kanë konstatuar mbi 300 tonë pluhura industrialë të grumbulluar nga filtrat e oxhaqeve, të cilët ishin depozituar në ambiente të hapura, pa kushtet e nevojshme të sigurisë. Këto mbetje, që përmbajnë metale të rënda, dyshohet se janë lënë të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike për më shumë se një vit.

Raporti evidenton gjithashtu problematika në administrimin e skorjeve të ferrokromit, të cilat janë depozituar në hapësira të paizoluara, pa masa mbrojtëse për të parandaluar depërtimin e ndotësve në tokë dhe ujërat nëntokësore.

Pas këtyre konstatimeve, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka urdhëruar nisjen e procedimit penal dhe ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, të përbërë nga tre prokurorë dhe dy hetues.

Grupi hetimor ka urdhëruar këqyrjen e ambienteve të Uzinës së Ferrokromit, me qëllim dokumentimin e gjendjes në terren, administrimin e provave dhe verifikimin e mënyrës së depozitimit të mbetjeve industriale.

Hetimet do të përqendrohen në përcaktimin e përgjegjësive të mundshme për administrimin e mbetjeve, respektimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe pasojat që mund të jenë shkaktuar nga aktiviteti industrial.

Ndërkohë, konstatimet e AKM-së rikthejnë shqetësimin për ndotjen në zonën e ish-Metalurgjikut të Elbasanit, ku mbetjet industriale dhe ekspozimi i mundshëm i komunitetit ndaj substancave të rrezikshme mbeten çështje të rëndësishme për shëndetin publik.

Lexo gjithashtu

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news