Politika 2026-10-31 07:53:36 Nga VNA

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t'u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Ndaje në Whatsapp

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t'u rikthyer si

Në një kohë kur në protestat e studentëve dëgjohen thirrje për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga skena politike, kreu i Partisë Demokratike duket se vijon të merret me skenarët e rikthimit të tij në karrigen e kryeministrit. Këtë herë, Berisha ka prezantuar një formulë të re: nuk do të bëhet kryeministër thjesht duke fituar zgjedhjet, por vetëm nëse shqiptarët e votojnë edhe një herë, përmes referendumit.

Në një intervistë për A2 CNN, lideri demokrat deklaroi se edhe në rast fitoreje të opozitës, ai nuk do ta merrte automatikisht drejtimin e qeverisë, por do t'ua linte qytetarëve vendimin përfundimtar. Një deklaratë që, në vend të qartësimit të ambicieve të tij politike, ngre pikëpyetje të reja mbi formulën me të cilën Berisha synon të rikthehet në pushtet.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin”, deklaroi Berisha.

Pra, sipas skenarit të kreut të PD-së, shqiptarët fillimisht duhet të votojnë për ndryshimin e qeverisë dhe më pas të rikthehen sërish në kutitë e votimit për të vendosur nëse Berisha duhet të jetë kryeministër. Një formulë që ai e paraqet si respekt ndaj qytetarëve, por që në thelb e mban të hapur ambicien e tij për t'u rikthyer në krye të ekzekutivit.

Pra, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e figurave të vjetra politike, Berisha vijon të ndërtojë skenarë për pushtetin. Njëherë deklaron se nuk ka ambicie për t'u bërë kryeministër, më pas shpjegon mekanizmin se si mund të bëhet. Me pak fjalë, karrigia e kryeministrit nuk është objektivi, por referendumi për ta marrë atë mbetet në plan.

Gjatë intervistës, Berisha foli edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. I pyetur për një takim të mundshëm, ai tha se kjo pyetje duhet t'i drejtohet ambasadorit, ndërsa përsëriti pretendimet e tij se verifikimet e pasurisë nuk kanë zbuluar shkelje.

Në fund, Berisha u bëri thirrje studentëve të mos presin zgjidhje nga individë të korruptuar. Por, përtej deklaratave dhe akuzave ndaj kundërshtarëve, mbetet një pyetje politike, nëse protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës, a po e dëgjon kreu i PD-së këtë mesazh, apo është më i përqendruar te mënyra se si mund të rikthehet sërish kryeministër?

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news