Pas debateve brenda Partisë Socialiste për çështjen e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit, Ministria e Drejtësisë iu ka kthyer përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt, të cilët kërkuan llogari për transferimin.
Ministri Gogu ndërkohë ka urdhëruar inspektim për 24 transferimet e të burgosurve dhe të dënuarve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit. Arsyet e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës janë konsideruar si sekret shtetëror nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Për transferimin e Veliajt pati debate të forta në grupin socialist. Ish-ministri i Brendshëm Çuçi i tha kolegut të tij Gogu që “nëse nuk ke urdhrin e transferimit me vete, jep dorëheqjen”. Sipas DPB-së, ministri Gogu nuk kishte dijeni për transferimin, për shkak të klasifikimit si sekret.
Erion Veliaj ndërkohë mësohet se është vendosur në godinën A të burgut, sektori 1, aty ku mbahen vetëm persona të paraburgosur. Për arsye sigurie, ai ka dalë në ajrim vetëm.






















