Politika 2026-10-29 11:38:54 Nga VNA

Kaos dhe tensione në Kuvend, opozita ndez flakadanë dhe hedh sende drejt Ramës, PS miraton projektligjet mes tymit blu

Ndaje në Whatsapp

Kaos dhe tensione në Kuvend, opozita ndez flakadanë dhe hedh sende

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend është përfshirë nga tensione dhe përplasje, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren, kanë ndezur flakadanë dhe kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vijonte leximin e projektligjeve të rendit të ditës, deputetët socialistë kanë ngritur kartonët për miratimin e tyre, në një atmosferë të tensionuar dhe mes protestës së opozitës.

Salla e parlamentit është mbuluar nga tymi blu i flakadanëve të ndezur nga deputetët demokratë, të cilët mbanin në duar edhe pankarta kundër dhunës policore ndaj studentëve. Në shenjë revolte, ligjvënësit opozitarë kanë goditur vazhdimisht tavolinat, duke kundërshtuar vijimin e punimeve.

Tensionet nisën që në hapje të seancës, kur deputetët e PD-së bllokuan foltoren, duke detyruar kryeparlamentarin Peleshi të ndërpriste përkohësisht punimet.

Megjithatë, edhe pas rifillimit të seancës, situata mbeti e pandryshuar. Deputetët e opozitës vijuan bllokimin e foltores dhe protestën brenda sallës, ndërsa Peleshi i ndërpreu të drejtën e fjalës kryetarit të PD-së, Sali Berisha, si dhe përjashtoi katër deputetë demokratë nga seanca.

Pavarësisht kundërshtimeve dhe tensioneve, mazhoranca socialiste vijoi procedurat parlamentare, duke miratuar projektligjet e rendit të ditës mes tymit dhe protestës së opozitës.

Lexo gjithashtu

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news