Politika 2026-10-28 10:59:15 Nga VNA

Reuters jehonë protestave kundër Ramës në Shqipëri: Gjenerata Z ngrihet kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës

Ndaje në Whatsapp

Reuters jehonë protestave kundër Ramës në Shqipëri:

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të zgjeruar valës së protestave të udhëhequra nga të rinjtë në disa vende të Evropës, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ku studentët prej ditësh protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në analizën e publikuar këtë të mërkurë, Reuters e vendos Shqipërinë përkrah Francës, Italisë dhe Belgjikës, vende ku të rinjtë e Gjeneratës Z kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar koston e lartë të jetesës, kushtet e dobëta në arsim, mungesën e mundësive ekonomike dhe korrupsionin e perceptuar në institucionet shtetërore.

Duke u ndalur te situata në Shqipëri, agjencia ndërkombëtare thekson se protestat e studentëve kundër qeverisë Rama, të nxitura nga pakënaqësitë për korrupsionin, papunësinë dhe standardet e ulëta të arsimit, kanë përfshirë kryeqytetin dhe janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit.

Reuters sjell edhe dëshminë e Xyke Kurtit, një studenteje 19-vjeçare të arkitekturës, e cila kritikon kryeministrin për mungesën e reagimit ndaj kërkesave të studentëve.

“Kryeministri ynë kaloi 130 ditë duke mos na dëgjuar”, shprehet studentja, duke argumentuar se të rinjtë shqiptarë ndihen të shpërfillur nga institucionet.

Sipas saj, një ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet brezi i ri në Shqipëri është mungesa e meritokracisë dhe perspektivës për të ndërtuar të ardhmen brenda vendit. Ajo thekson se shumë studentë e shohin emigrimin si mundësinë kryesore për një jetë më të mirë, pasi lidhjet personale shpesh perceptohen si më të rëndësishme sesa aftësitë dhe talenti.

Në artikullin e Reuters, protestat në Shqipëri paraqiten si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë evropiane, ku të rinjtë po kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga qeveritë dhe politika që u garantojnë mundësi reale për arsimim, punësim dhe strehim.

Agjencia ndalet gjithashtu te zhvillimet në Serbi, ku protestat e udhëhequra nga studentët u pasuan nga ndryshime politike pas zgjedhjeve, ndërsa në Gjermani janë paralajmëruar demonstrata të tjera gjatë fundjavës.

Në qendër të kësaj vale protestash, sipas Reuters, qëndron pakënaqësia e një brezi që ndihet i papërfaqësuar dhe i padëgjuar nga drejtuesit politikë.

Përfshirja e Shqipërisë në këtë raportim ndërkombëtar e vendos protestën studentore kundër qeverisë Rama në kontekstin e pakënaqësive që po shfaqen në disa vende evropiane, ku Gjenerata Z po kërkon ndryshime në mënyrën e qeverisjes dhe më shumë mundësi për të ardhmen.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news