Politika 2026-10-28 08:35:03 Nga VNA

Rama përsërit ftesën për dialog, studentët dhe pedagogët vijojnë ta refuzojnë

Ndaje në Whatsapp

Rama përsërit ftesën për dialog, studentët dhe

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët, të cilët prej ditësh vijojnë protestat dhe refuzojnë të ulen në bisedime me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, përpara godinës së Kryeministrisë vijon të qëndrojë sofra e gurtë, e vendosur prej disa ditësh si simbol i ftesës për dialog, së bashku me etiketat që mbajnë të njëjtin mesazh.

Megjithatë, për më shumë se një javë, studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesat e përsëritura të Ramës, duke deklaruar se nuk shohin arsye për të zhvilluar bisedime me kryeministrin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news