Politika 2026-10-26 13:12:00 Nga VNA

Në vend që të marrë shembull nga Serbia, Balla u jep leksione studentëve: Protestoni tre vite, pastaj votoni!

Ndaje në Whatsapp

Në vend që të marrë shembull nga Serbia, Balla u jep

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zgjedhur protestat studentore në Serbi për t'u dhënë këshilla studentëve shqiptarë që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. Por në vend që të ndalet te kërkesat e tyre dhe përgjegjësia e qeverisë për t'u dhënë përgjigje, socialisti u ka sugjeruar të ndjekin shembullin e protestuesve serbë.

“Meqë nuk ma bëni pyetjen, ju sugjeroj studentëve të marrin shembullin e studentëve në Serbi”, deklaroi Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Ai kujtoi se protestat në vendin fqinj zgjatën tre vite dhe se ndryshimi politik u konkretizua përmes votës.

“Kishte një protestë zgjati 3 vite me radhë në fund u konkretizua me votë”, u shpreh Balla, duke theksuar se “në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim pushteti pa votë”.

Ironia qëndron te fakti se Balla e përdor shembullin e Serbisë për t'u treguar studentëve sa gjatë mund të protestojnë, por jo për të reflektuar mbi mesazhin që protestat i japin vetë pushtetit. Në vend që të shpjegojë se çfarë duhet të ndryshojë qeveria përballë pakënaqësisë studentore, pasi mund të pësojnë të njëjtin fat si në Serbi, ai këshillon studentët se çfarë duhet të bëjnë.

Kështu, ndërsa të rinjve u sugjerohet të marrin shembull nga Serbia, mbetet pyetja nëse edhe mazhoranca shqiptare duhet të nxjerrë një mësim nga zhvillimet në Beograd. Sepse protestat studentore nuk janë vetëm një provë durimi për ata që dalin në rrugë, por edhe një provë përgjegjësie për ata që janë në pushtet.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news