Politika 2026-10-26 12:15:00 Nga VNA

Erion Veliaj “zbulon” populizmin në Beograd, por a po i uron Ramës të njëjtin fat si Vuçiçit?

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj “zbulon” populizmin në Beograd, por a po i uron

Erion Veliaj ka zgjedhur zhvillimet politike në Serbi për të përcjellë një mesazh që mund të lexohet edhe si një kritikë ndaj mënyrës se si pushteti u përgjigjet protestave studentore. Kryebashkiaku i Tiranës ka përshëndetur studentët serbë dhe ka sulmuar Aleksandar Vuçiçin, të cilin e cilëson “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Por përtej qëndrimit ndaj Vuçiçit, vëmendjen e tërheq mesazhi i Veliajt për protestat dhe përgjegjësinë e politikës për të dëgjuar të rinjtë.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan kryebashkiaku, duke shtuar se sa më shpejt ta kuptojnë këtë qytetarët dhe politikëbërësit, aq më mirë do të dinë t'u përgjigjen nevojave dhe pritshmërive të brezit të ri.

Një qëndrim që tingëllon si leksion demokracie, por që merr një kuptim tjetër kur vjen nga një prej figurave më të rëndësishme të pushtetit socialist në Shqipëri. Aq më tepër në një kohë kur, sipas zhvillimeve të raportuara, prej 14 ditësh edhe studentët shqiptarë po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës. Në këtë kontekst, mesazhi i Veliajt ngre një pyetje të pashmangshme, a vlen thirrja për të dëgjuar studentët edhe për qeverinë shqiptare, me të cilën ai ka ndarë për vite të tëra të njëjtin pushtet politik?

Megjithatë, ironia qëndron kur Veliaj kritikon populizmin dhe makiavelizmin e Vuçiçit. Vetë kryebashkiaku ka qenë shpesh objekt kritikash për mënyrën e komunikimit publik, propagandën dhe përdorimin e imazhit në politikë. Madje, edhe ditën kur SPAK po i vendoste prangat, ai shfaqej sikur inaguronte çerdhe në Tiranë. Për këtë arsye, etiketimet që ai përdor për presidentin serb, nuk janë hiç më pak se një shëmbëlltyrë e vetë Erion Veliajt por dhe të shefit të tij, Edi Rama.

Ndërkohë, humbja e Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, pas një lëvizjeje të gjatë protestash studentore, i jep peshë politike reagimit të Veliajt. Edhe në Shqipëri, protestat e nisura më 13 tetor kanë përfshirë kërkesa për përmirësimin e arsimit, luftën kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e Ramës. 

Reagimi merr një tjetër dimension edhe për shkak të marrëdhënieve të afërta politike që Rama dhe Vuçiç kanë pasur ndër vite.

A është ky reagim një sinjal se Erion Veliaj i ka ndarë përfundimisht rrugët politike me Edi Ramën? Apo, duke përshëndetur rrëzimin e Vuçiçit nga protestat studentore në Serbi, kryebashkiaku po përcjell një mesazh të tërthortë edhe për fatin politik të kryeministrit shqiptar, përballë protestave që po zhvillohen në vend? Postimi ngre dyshimin nëse Veliaj po sheh te zhvillimet në Beograd një skenar që mund të përsëritet edhe në Tiranë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news